Një tetë vjeçar është zhdukur sot në Prishtinë pas orës 16:00.
Pas një lajmërimi në facebook në faqen “Kodra e Trimave”, nuk ka kaluar kohë e gjatë dhe ai është gjetur, transmeton Gazeta Shneta.
Qytetarët e lagjës janë angazhuar për ta kërkuar djalin 8-vjeçar pas një lutje të publikuar të nënës së tij.
Tani që është gjetur vogëlushi, nëna ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan rikthimin e tij në shtëpi.
Djali kishte hipur në autobus dhe gjatë rrugës për në Matiqan është gjetur nga një person. /Gazeta Shneta/