Të bëhesh e famshme në rrjetet sociale është sa e lehtë aq dhe e vështirë mes milionave llogarive dhe profileve!
Duhet të spikatësh, të jesh e veçantë e të ndjellësh kureshtje tek të tjerët në mënyrë që të ndiqesh!
Kështu ka ndodhur edhe me një vajzë që edhe pse nuk belbëzon fjalët e para ndiqet nga qindra mijëra njerëz: arsyeja është e thjeshtë: kjo bebe ka aq shumë flokë saqë është e pamundur mos ta ndjekësh profilin e saj!
Vogëlushja Chanco ka lindur në Japoni në dhjetor të 2017 dhe falë flokëve me volum të jashtëzakonshëm kjo vajzë admirohet nga ndjekësit e saj nga e gjithë bota.
Flokët e saj nuk janë paruke, apo zgjatime artificial, apo rezultat i Photoshop-it. Janë të vërteta.