Moderatorja e njohur Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka lindur vajzë dhe në Facebook ka postuar një foto duke treguar edhe emrin e bebes.
“Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018. E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rritë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta”, ka shkruar nëna Floriana.
Floriana është e martuar me Enis Dacin në Gjenevë. /Gazeta Shneta/