Gjatë periudhës së viteve të para të jetës së foshnjës, nëna duhet të ketë mjaft shumë kujdes, sidomos me ushqimet.
Pasi, që sistemi imunitar i foshnjës është mjaft i dobët në fillim dhe duhet pasur kujdes në forcimin e tij.
Përveç qumështit të gjirit për të paktën një vit, nëna mund t’i japë fëmijës gjithashtu tul frutash ose perimesh të gatuara pa kripë.
Një dietë e pasur me minerale e vitamina kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të foshnjës.
Po ashtu, kosi përmban probiotikë që ndihmojnë në balancën e florës bakterale të zorrëve.
Gjatë kësaj periudhe kohore, foshnja ka nevojë edhe për rreze dielli, për shkak të vitaminës D, e cila është e dobishme për eshtrat e tyre që të thithin kalcium./KidsTime/