Ju duhet të lani duart dhe të përdorni një maskë përherë gjatë kësaj kohe, por rritja e sistemit tuaj imunitar me ndihmën e lëngut të portokallit, zinkut dhe vitaminës D është një ndihmë e vërtetë në betejën kundër koronavirusit.
Dimri po vjen dhe një valë e dytë e Covidit është tashmë me ne, kështu që kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se sa kjo kohë për të forcuar imunitetin tuaj, shkruan Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Së bashku me larjen e duarve, maskat dhe distancimin shoqëror, është mbrojtja më e mirë që kemi kundër koronavirusit.
Rritja e imunitetit tuaj ka kuptim dhe studimet tregojnë se mund të bëni më shumë në këtë drejtim.
Merrni këto hapa të thjeshtë për të forcuar sistemin tuaj imunitar dhe për t’ju mbajtur mirë gjatë dimrit të vështirë përpara:
Vitamina D, e cila është thelbësore për kockat dhe muskujt e shëndetshëm, ndërsa mund të gjendet në disa ushqime, duke përfshirë peshkun me vaj, mishin e kuq dhe vezët, trupat tanë marrin pjesën më të madhe të asaj që u nevojitet nga ekspozimi në rrezet e diellit.
Një në pesë britanikë është i mangët me këtë vitamnë ndërsa afrohet koha e ftoftë e dimrit.
Dhe kjo është arsyeja pse këshilla zyrtare është të merrni në konsideratë marrjen e një suplementi që përmban 10 mcg të vitaminës D (ekuivalenti i 400 IU) gjatë dimrit.
Por përveç mbajtjes së kockave të forta, kjo vitaminë mund të luajë gjithashtu një rol kryesor në luftën kundër Covid-19.
Një super-studim i botuar në fillim të këtij viti, i cili analizoi rezultatet nga 39 prova, zbuloi se marrja e 10 mcg të vitaminës së diellit uli rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes deri në 23 përqind.
Kohët e fundit, studiuesit në Universitetin e Birmingham, testuan mostrat e gjakut nga 392 persona staf të kujdesit shëndetësor, ku zbuluan se 72 përqind e atyre që kishin mungesë të vitaminës D ishin infektuar gjithashtu me Covid-19.
E në anën tjetër, dhjetëra studime kanë nënvizuar rëndësinë e zinkut për imunitetin e fortë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e konfirmon atë, duke thënë se: “Zinku mendohet se ndihmon në uljen e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve akute të traktit të poshtëm të frymëmarrjes duke rregulluar funksione të ndryshme imune”.
Zinku mund të gjendet në butakët, fasulet dhe thjerrëzat, por tetë përqind e të rriturve këtu në Mbretërinë e Bashkuar nuk marrin marrjen e rekomanduar.
Hulumtimet kanë treguar se marrja e zinkut brenda 24 orëve nga shfaqja e simptomave të ftohjes zvogëlon kohëzgjatjen e infeksioneve me një të tretën.
Në mënyrë interesante, studimet kanë konfirmuar se zinku frenon Covid-19 dhe ka prova që mund të rrisë nivelet e interferonit, një proteinë që ndihmon sistemin tonë imunitar të identifikojë kërcënimet e virusit. /Gazeta Shneta/