Femrat shtatëzëna fillojnë të bëjn matje të ndryshme për të parashikuar gjininë e foshnjes pa bërë vizitë mjekësore, thjeshtë nga kurreshtja. Dhe, shpesh herë parashikuesit e gjinisë së bebes në bazë të madhësisë së barkut, bëhen momentet më të kënaqëshme për ditët e para të shtatzanisë. Njëra nga metodat e këtij parashikuesi është pozicioni. Nëse bebja është e pozicionuar gjerësisht dhe më poshtë, do të thot se gjinia është djalë, ndërsa nëse bebja është lartë do të thot se është vajzë.
Derisa shumica e parashikimeve bëhet përmes pozitës së barkut, gazetarja shkencore Jena Pincott, thot se nuk ka të bëj fare me pozitën e bebes, por vetëm me formën e gjoksit të nënës gjatë 9-muajve të shtatëzanisë.
Pincott në librin e saj më të ri, thot se femrat të cilat janë shtatëzëna me vajzë, kanë gjoks më të madh sesa femrat që kanë fetusin djalë. Në këtë libër të botuar në vitin 2013, Pincott thekson se një femër që bart brenda mitrës një vajzë, gjoksi i saj do të rritet për rreth 8 centimetra, derisa femra shtatëzënë me djalë, gjoksin duhet ta ketë 6.3 centimetra. Diferenca ngjanë për shkak të sasisë së testoseroneve që prodhohen nga fetusi mashkull, e cila bën më pak zhvillim dhe zmadhim të madhësisë së gjoksit të nënës, transmeton Gazeta Shneta.
Kur flasim nga perspektiva e gjenetikës, kur bëhet fjalë për përcaktimin e gjinisë, është sperma e babait ajo që vendos predispozitat e gjinisë se progjenit të tij. Femra gjithmonë dhuron kromozomin X tek fëmija. Ndërsa babai ofron kromozomet, ato mund të jenë ose një X ose Y. Pra, një kromozom Y nga babai, foshnjën e bën djalë, derisa një kromozom X nga babai, e bën foshnjën vajzë. /Gazeta Shneta/