Një foshnje 29 ditëshe është bërë një nga viktimat më të reja në botë nga koronavirusi.
Djali i porsalindur, nga Filipinet, vdiq tragjikisht nga koronavirusi pasi kishte vështirësi në frymëmarrje, transmeton Gazeta Shneta.
Ministrja e shëndetësisë Maria Rosario Vergeire tha se ky është fataliteti më i ri për Covid-19, 29 ditëshi nga Batangas.
“Ai vdiq për shkak të shfaqes së vonë të sepsës dhe për shkak të koronavirusit”, shtoi ajo.
Sepsa, e njohur edhe si helmimi në gjak mund të jetë kërcënuese për jetën dhe ndodh kur sistemi imunitar ndikohet nga ky infeksion dhe fëmton organet e trupit.
Më 6 prill, një foshnjë 29 ditësh u bë viktima më e re e pandemisë në botë, duke vdekur pasi nëna e saj kontraktoi virusin dhe lindi para kohe.
Foshnja më pas rezultoi pozitive dhe pas 29 ditësh ndërroi jetë. /GazetaShneta/