Foshnja 390 gramëshe mbijetoi në Zvicër (Foto)

2017-03-27 në ora 14:37

Më 6 nëntor të vitit 2015 në spitalin e Bernës lind një fëmijë që ka befasuar mjekët zviceranë.

Foshnja me emrin Mia  eridhi në këtë botë me vetëm 390 gram. Edhe pse ka shumë foshnja të parakohshme në Zvicër,  një nga 13 fëmijët vjen para javës së 37-të të shtatzënisë në botë, por Mia sipas mjekëve është një përjashtim.

Në lindje, ajo ishte vetëm 390 gram dhe vetëm 27 centimetra e gjatë, shkruan  “Le Matin”, përcjell albinfo.ch.

“Mjekët thanë se kurrë nuk kishin parë një fëmijë të tillë të vogël,” tha nëna Rebecca.

Mia kishte lindur 3 muaj para kohe pas intervenimit emergjent të mjekëve për shkak të një sëmundjeje të nënës.

Për shkak se nuk kishte vend në Lozanë, lindja cezariane ishte relizuar në Spitalin Universitar Insel të Bernës.

Nëna e Mias është dashur të pres më shumë 10 ditë deri sa i është lejuar ta prek për herë të parë foshnjën e saj.

Mia tani peshon pothuajse dy kilogram dhe nëna e saj shpreson ta marrë së shpejti në shtëpi.