Një foshnje 5 muajshe e gjinisë femërore është prekur nga koronavirusi në Kamenicë.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës Qëndron Kastrati i cili ka thënë se në mesin e 11 personave të konfirmuar pozitiv është edhe foshnja.
“Në mesin e 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me Covid -19”, ka konfirmuar Kastrati gjatë një paraqitje mbrëmë në RTV Dukagjini.
Kastrati ka deklaruar se gjendja e të sëmurëve është e mirë dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që të mbrohen nga infektimi.