Një foshnjë është rikuperuar pa ndihmën e ilaçeve pasi ka lindur me koronavirus.
Poashtu, sipas Mirror.co.uk vajza e vogël po luftonte me një infeksion të frymëmarrjes dhe dëme të vogla në zemër përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, për shkak se simptomat e saj nuk ishin shumë të rënda, mjekët vendosën ta linin të shërohej pa ilaçe.
Dhe pas 17 ditësh, foshnja Xiao Xiao iu bë e qartë të ishte shëruar pas katër teste negative për sëmundjen.
“Ajo nuk kishte vështirësi të dukshme në frymëmarrje, nuk kollitej ose nuk kishte ethe, prandaj ne i dhamë vetëm trajtimin e saj për gjendjen e saj të miokardit,” i tha transmetuesi shtetëror CCTV – Dr Zeng Lingkong, nga Departamenti i Neonatologjisë së Spitalit./Gazeta Shneta/