Foshnja Mahlia lindi para kohe, në vetëm 24 javë, dhe iu dha një shans 50% nga ana e mjekëve për të mbijetuar.
Që nga ardhja e saj jetë më 27 shkurt, Mahlia i është nënshtruar tre operacioneve kritike dhe ka kaluar 130 ditë në kujdesin intensiv neonatal shkruan Metro.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Prindërit Danielle dhe Roger Bennie, nga Australia, zbuluan se ata po prisnin një fëmijë në tetorin e vitit të kaluar.
Por Danielle përjetoi disa probleme herët në shtatzëni. Në javën e shtatë ajo pati hemorragji aq keq, sa mendoi që po përjetonte një abort.
‘Kam pasur shumë testime dhe skanime përmes ultratingullit por ato nuk mund të përcaktonin se nga më vinte gjakderdhja’ tha nëna Danielle.
‘Më në fund na u tha që klinikisht foshnja dukej mirë, por rreziku i lartë për sindromën Down mund të qëndronte.
Foshnja Mahlia, e cila ishte sa “madhësia e një dore”, u lind në javën e 24-të përmes seksionit C të formës urgjente.
Pas nëntë ditëve, Mahlia u diagnostikua me enterokolit nekrotizues – që do të thoshte që zorrët e saj ishin shpuar dhe ajo do të duhej ti nënshtrohej operacionit për ti rregulluar ato.
Pas kësaj, Maila iu nënshtrua një operacioni tjetër për të ribashkuar zorrën e saj në stomak, para operacionit të tretë dhe të fundit në javën e 36-të. Pasi kaloi disa muaj në spital, Mahlia u lirua zyrtarisht me 5 korrik.
Tani, mrekullia e vogël peshon 2.9 kg dhe është e shëndetshme.
“Ajo është një fëmijë kaq i veçantë, dhe ka kaluar shumë pengesa, tani unë thjesht e shikoj atë dhe nuk mund ta besoj tanimë është një fëmijë i fortë dhe i shëndetshëm, e cila e di se çfarë dëshiron” përfundoi e ëma. /Gazeta Shneta/