Foshnja e saj vdiq pasi nëna bëri këtë gabim aksidentalisht (Video)

2017-04-21 në ora 19:44

Pas humbjes tragjike të foshnjës së saj që përjetoi kjo nënë, tani ka alarmuar të tjerat që të mos përsëritet aksidenti.

Everett James ishte djali i Angelas, një nënë nga SHBA-ja e cila si shumë prindër të tjerë, mendonte se po bëntë gjithçka për ta siguruar beben derisa flinte së bashku me të në shtrat, shkruan TheSun, transmeton Gazeta Shneta.

Ajo mori masa paraprake për sigurinë e foshnjës dhe mendoi se asgjë nuk do të ndodhte, derisa një ditë bashkëshorti i saj Ryan, do të kthehej në shtëpi dhe do ta gjente Everett në shtrat me nënën.

Everett nuk merrte frymë.

Tani Angela ka alarmuar nënat e tjera me mesazhin e saj, që ta shmangin këtë aksident për ç’gjë nuk do t’ia fal vetes kurrë.

Eskpertët thonë se mijëra foshnje vdesin çdo vit nga aksidente të tilla në shtrat.

Ata sugjerojnë që foshnjat të flenë në shtrat ndaras nga prindërit dhe të mos vendosi asgjë në të, madje as jastëk. /Gazeta Shneta/