Një bebe ka lindur pa sistem imunitar dhe çdo infeksion i vogël mun të jetë fatal për të!
Një “foshnjë flluskë” që mund të ishte vrarë nga puthja e nënës së saj është në nevojë urgjente për një transplant të palcës së eshtrave pasi ajo ka lindur pa sistem imun.
Arriella Andrews, një foshnjë nga Londra, e cila është vetëm katër muajshe, ka lindur me një gjendje jashtëzakonisht të rrallë të quajtur imunitet të rëndë të kombinuar (SCID), që do të thotë se sistemi i saj imunologjik është krejtësisht jo-ekzistues.
Arriella ka kaluar më shumë se një muaj në një dhomë të mbyllur në spital, duke përdorur shumë antibiotikë për të luftuar infeksionet e vazhdueshme që trupi i saj nuk është i pajisur për të luftuar, shkruan Metro.uk, transmeton Gazeta Express.
Nëna e Ariellës, Cassidy, duhet të mbajë dorëza dhe një maskë përreth vajzës së saj, pasi mikrobet nga çdo kontakt, madje edhe një puthje, mund të kishin vrarë atë.
Ajo tani është në Spitalin e Madh Ormond Street, duke pritur për të gjetur një mënyrë që ajo të mund të ketë një transplant të palcës së eshtrave që i shpëton jetën.
“Duke parë Arriella në këtë gjendje, është shumë e trishtë. Ajo është e rrethuar me tela dhe tuba, është gjëja më e keqe që kam parë ndonjëherë. Është makthi më i keq i prindërve që shohin fëmijën e tyre në spital”, tha Cassidy./GazetaExpress