Foshnja gjashtë javore bëhet viktima më e re e koronavirusit në Britaninë e Madhe

2020-05-08 në ora 17:26

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur mbi 26,000 vetëm sot, plus me 414 njerëz që humbën betejën ndaj Covid-19, ku njëri prej tyre ishte një foshnje gjashtë-javësh raporton Shërbimi Nacional Shëndetësor (NHS).

Një foshnjë gjashtë javore është bërë viktima më e re që vdiq nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar shkruan Mirror.co.uk

Anglia raportoi 332 vdekje të reja, Skocia kishte 49, Uellsi regjistroi 28 dhe Irlanda Veriore kishte pesë (5).

Humbjet e fundit të njoftuara sot nga NHS Angli ishin të moshës midis gjashtë javëshe dhe 103 vjeç transmeton Gazeta Shneta.

Viktima e mëparshme në Britani nga koronavirusi ishte një fëmijë pesë vjeçar me kushte shëndetësore themelore, vdekja e të cilit u konfirmua në fillim të prillit.

Të dhënat zyrtare tashmë sugjerojnë se më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur me Covid-19 brenda dhe jashtë spitaleve në Britaninë e Madhe, numër ky më i larti në Evropë dhe i dyti më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara. /Gazeta Shneta/