Kruarja e vazhdueshme e syve nga foshnjat mund të jetë diçka e lezetshme, por një veprim i tillë mund të nënkuptojë se foshnja po mundohet t’ua komunikojë gjendjen shëndetësore.
Kruarja e syve nga foshnjat mund të nënkuptojë lodhje fizike, irritim i syve, tharje e kanalëve të syve dhe mund të ketë diçka në sy të saj, transmeton Gazeta Shneta.
Si ta parandaloni një gjë të tillë?
Nëse ka kaluar në zakon kruarja e syve tek foshnja juaj, atëherë mbulojani duart. Shkolla Mjeksëore e Standfordit këshillon t’i vishni atyre bluza me mëngë të gjata, që ua mbulojnë krejtësisht duart e të vegjëlve.
Gjithashtu, ju mund ta shpërqëndroni foshnjën edhe nëpërmjet lodrave të ndryshme, duke e shpërqëndruar nga mendimi i kruarjes së syve./Gazeta Shneta/