Foshnja lind pa hundë (Foto/Video)

2017-03-08 në ora 14:19

Foshnja e quajtur Eli ka lindur me një gjendje të rrallë trupore – pa hundë.

Prindërit e tij, Brandi dhe Troy Thompson ishin gati për t’u bërë prindër, kur imagjinonin ardhjen në jetë të një foshnje me shëndet shumë të mirë, transmeton lajmi.net

Kur Eli lindi, ai ishte i shëndetshëm, por pa hundën e tij.

Atij i është dashur që t’i japin traketomi për t’i asistuar në frymëmarrje.

Mjekët janë duke punuar me çiftin derisa Eli po rritet, duke shpresuar që një ditë të jenë në gjendje ta operojnë për t’ia siguruar foshnjës një hundë.