Një foshnje e lindur para pak ditësh, është në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale për një arsye shumë të veçantë.
Ajo ka lindur me flokë të zinj, por me balluke të bardhë si retë. Kjo për shkak të një gjendjeje të quajtur “pielbaldizëm”, që shkakton çregullim në prodhimin e melaninës. Mayah e ka trashëguar këtë karakteristikë nga mamaja, e cila ka flokë të zinj dhe të bardhë.
Nga momenti i lindjes, e sapo lindura ka tërhequr vëmendjen fillimisht të mjekëve, e më pas të gjithë stafit të spitalit. Mamaja e saj, Talyta Youssef, 40vjeç, rrëfen reagimin e mjekut:
“Kur lindi, kirurgu tha: Shiko, ka dritë mes flokëve!’ Kuptova që po e sillte drejt meje, pasi nuk po e shihja.”
Pasi u spostuan në dhomë, vogëlushja pati shumë vizita: “Sapo u sistemuam në dhomë, njerëzit nisën ta fotografonin dhe ta vizitonin. Isha e shtruar në maternitet për katër ditë dhe infermieret, personeli i sanitareve, stafi i spitalit nisën të vizitonin Mayah dhe të bënin shumë foto. Më pas ato imazhe bën xhiron e botës”, thotë mamaja.