Foshnja qan në bark nëse nëna vepron në këtë mënyrë

2017-05-05 në ora 13:10

Lidhja e fëmijës me nënën fillon të krijohet që në shtatzëni dhe të vazhdon të jetë shumë e fortë edhe pas lindjes.

Është provuar se nëse nëna do të jetë e qetë dhe ambienti përreth po ashtu, fëmija do të jetë po ashtu i qetë. Nëse nëna do të jetë e stresuar edhe fëmija do të ndiejë ankth.

E qara e fëmijës do të ndikohet nga nëna

E qara është e vetmja mënyrë komunikimi që fëmija njeh, gjatë së cilës fëmija harxhon shumë energji duke qenë se vendos në lëvizje të gjitha pjesët e trupit si edhe koordinon në mënyrën e duhur muskujt dhe frymëmarrjen.

Arsyet pse një fëmijë mund të qajë janë të shumta dhe një prej tyre është edhe ajo që lidhet me nënën. Fëmija do të ndihet keq dhe do të tentojë të qajë edhe më fort nëse nëna shfaqet nervoze, nuk tregon interes ndaj tij në një moment, nuk i flet apo përkëdhel etj.

Në këtë rast e qara do të bëhet edhe më e theksuar, nëna nuk do të dijë si ta menaxhojë dhe do të nërvozohet, dhe keshtu situata do të përkeqësohet. Nëse nëna do të preket nga depresioni pas lindjes fëmija do të jetë tepër i grindur.

Si duhet të veprojmë?

Duhet të shikoni brenda vetes tuaj per të gjetur çfarë ju shqetëson. Përpiquni të gjeni mënyrën më të mirë për të hequr nervozizmin pa pasur frikë të kërkoni edhe ndihme për kujdesin e fëmijës, transmeton pernenat.

Nëse ju do të jeni e qetë do të jetë edhe fëmija, dhe ndoshta nuk do t’ju duhet t’ja vendosni gjithmonë fajin kolikave.