Foshnja që lindi me një dhëmbë, ja një fotografi e saj

2018-08-06 në ora 16:47

Një vajzë që lindi para 12 ditësh, bëri një vizitë shumë te hershme te dentisti, për t’i larguar dhëmbin me të cilin erdhi në jetë.

Derisa bebeve iu dalin dhëmbët gjatë muajit të gjashtë, një vajze nga Devoni i Anglisë, është dashur të vizitonte mjekun pa i bërë ende dy javë, për t’i larguar dhëmbin që po i lëvizte, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ajo është bërë “pacientja më e re ndonjëherë”, së paku në klinikën ku e dërguan. Asaj ia lyen nofullën e poshtme me një krem qetësues, sepse është shumë e re për anestezion, para se t’ia largonin dhëmbin përmes një intervenimi mjaft të lehtë.

“U largova nga salla me lot në sy, sepse më dhimbsej e bija. Por, ajo ishte më e fortë se unë, as që qau dhe ishte shumë e fortë” ka thënë bëna e vogëlushes.

Raportohet se të lindurit me dhëmbë është shumë e rrallë, pasi që konsiderohet se kjo u ndodhë vetëm 2,000 bebeve që lindin brenda vitit.

Rekomandohet që këta dhëmbë duhet të largohen, sepse shkaktojnë probleme gjatë ushqimit me gji, mund të ndikojnë në gjuhën e bebes dhe ka rrezik se shkëputen dhe përfundojnë në mushkëri.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.