Është çështje kohësh që prindërit janë të shqetësuar se a është e mençur t’i lini fëmijët të qajnë apo të merreni me ta.
Studimet e reja tregojnë se të lini foshnjat të qajnë, rrezikohet që ata të shfaqin probleme të shumta në jetën e mëvonshme, transmeton Gazeta Shneta.
Ata argumentojnë se hulumtimet e fundit të trurit tregojnë se foshnjat që kanë qajtur për periudha të gjata janë në rrezik të vuajnë dëmtime në trurin e tyre në zhvillim, gjë që zvogëlon aftësinë e tyre për të mësuar.
Sipas tyre, foshnjat nuk kanë pajisje mendore për të mësuar të shkojnë për të fjetur në kohën e duhur, kështuqë lënia e tyre për të qarë është e kotë.
Ata argumentojnë se të qarat janë mënyra e vetme e sinjalizimit të një fëmije kur ai është i pakëndshëm ose i dëshpëruar, duke shtuar se të qëndrosh për një kohë të gjatë duke qajtur është stresuese dhe stresi i vazhdueshëm akut vendos një reagim të zinxhirit hormonal që në fund të fundit stimulon gjëndrat mbiveshkore në çlirimin e stresit hormonal.
E qara e vazhdueshme ose e përsëritur shpesh mund të prodhojë aq shumë kortizol sa të mund të dëmtojë trurin e një fëmije, tregojnë ata. /GazetaShneta/