Një studim i ri tregon se baballarët kanë më shumë të ngjarë të kenë një rol udhëheqës në jetën e foshnjës së tyre nëse ai sheh një ngjashmëri në pamjen e tyre fizike.
Sigurisht, foshnjat janë më të shëndetshme kur kanë një lidhje të ngushtë me të dy prindërit e tyre, por disa studime kanë zbuluar se përfshirja e një babai është posaçërisht e dobishme, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët që janë afër baballarëve të tyre janë më të avancuar social dhe akademik sesa fëmijët pa figura të baballaërve të tyre.
Sipas studimit, sa më shumë që fëmijët u ngjajnë baballarëve të tyre ata janë më të lidhur me njëri tjetrin dhe kjo lidhje e shtuar dhe pronësia mbi fëmijën çon në më shumë përfshirje në jetën dhe kujdesin e tyre nga babai, gjë që e bën fëmijën më të shëndetshëm.
Por, kur të dy prindërit janë të përfshirë, fëmijë kanë një mbështetje më të madhe si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. /GazetaShneta/