Foshnjat e lindura nga seksionet cezariane mund të humbasin shumë nga mikrobet e dobishme të zorrëve të nënës. Në vend të kësaj, zorrët e këtyre foshnjave kanë më shumë baktere që zakonisht nuk duhet t’i kishin, zbuluan shkencëtarët.
Seksionet C dhe antibiotikët shpesh mund të ndryshojnë llojin e baktereve që së pari marrin vendbanim në zorrën e një të porsalindurit. Ky koleksion mikrobësh ndihmon në formimin e mbikrobiomës dhe detajet e këtij kolinizimi të hershëm mund të jenë të rëndësishme për shëndetin afatgjatë, transmeton Gazeta Shneta.
Pabarazitë mikrobiome kanë qenë të lidhura me çrregullime si astma, alergjitë dhe sëmundjet e tjera inflamatore. Por, shkencëtarët nuk e dinë nëse mikrobiomi i sapolindur i një fëmije mund të ndikojë përfundimisht këto çrregullime. Nuk është e qartë nëse detajet e lindjes ndryshojnë atë kolonizim të hershëm mikrobik.
Por, kur foshnjat rriten dhe fillojnë të ushqehen me ushqime të ngurta, bakteret e zorrëve zvogëlohen./GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.