Babë e bir Isuf dhe Valon Rrahimi ndërruan jetë nga koronavirusi brenda dy ditësh.
Të ndjerët janë me prejardhje nga Podujeva dhe për rastin e tyre ka shprehur ngushëllime nënkryetari i kësaj komune Nexhmi Rudari.
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahimi nga Podujeva.
Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shëndrruar në armik vdekjeprurës.
Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve.
Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus.
Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjenën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme!”, ka shkruar Rudari. /Gazeta Shneta/