Fotografi të bebeve që kanë lindur të mbështjella me qeskën amniotike

2017-05-03 në ora 12:29

Megjithëse rrallë, ndodh që bebet të lindin edhe me qeskën amniotike të padëmtuar, veçanërisht në pjesën e kokës.

Vlerësohet se vetëm një në 80 000 lindje është e tillë, gjë që emocionon së tepërmi edhe mjekët që presin foshnjet që lindin me “këmishë”.

Kryesisht me qeskën e padëmtuar amniotike lindin foshnjët që vijnë në jetë para kohe, pa plotësuar ciklin 9-mujor.

Ja disa prej fotove më të veçanta të fëmijëve që lindën me “këmishë”.