Fotografia që tregon se çfarë fuqie “magjike” ka qumështi i gjirit

2018-10-20 në ora 16:25

Një foto që tregon pikat e qumështit të gjirit e cila ndalon një ushtri të tërë të baktereve të dëmshme, është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo foto u postua nga një studente e biologjisë në Angli, ku shihen se qumështi i gjirit formon disa shtresa mbrojtëse, transmeton Gazeta Shneta.

Një artikull i YourPediatrician shpjegon se si mund të ndodh kjo.

Rreth 80 për qind e qelizave në qumështin e gjirit janë makrofagjet, qelizat që vrasin bakteret, kërpudhat dhe viruset.

Foshnjat e ushqyera me gji mbrohen në masë të madhe nga një sërë gjendjesh shëndetësore, duke përfshirë këtu pneumoninë, bronkitin, gripin dhe infeksione të veshëve dhe fruthit.

Nënat prodhojnë antitrupa për çfarëdo sëmundjeje që është e pranishme në mjedisin e tyre, duke e bërë qumështin e tyre të dizajnuar për të luftuar sëmundjet që kanë edhe fëmijët e tyre.

Ajo që është më mbresëlënëse se mostrat e qumështit të gjirit janë të një djali 15 vjeçar dhe tjetrit 3 vjeç.

Kjo ofron dëshmi se qumështi i gjirit vazhdon të mbrojë nga sëmundjet e gjata përtej foshnjërisë./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.