Fotografitë që do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tuaj
0218-02-02 në ora
15:40
Kjo seri mahnitëse fotografike përkujton lindjen e së dashurës, Monroe.
Në më pak se 10 javë para se të lindte vajzën e saj, Emily Staley ndjeu se foshnja e saj kishte ndaluar së shqelmuari. Ajo nxitoi për tek mjeku, ku ultrazëri zbuloi se kordoni i kërthizës ishte mbërthyer përreth qafës së foshnjes dhe e kishte mbytur.
Zemërthyer dhe e shkatërruar, Emily dhe burri i saj nuk kishin opsion tjetër përveç se ta lindnin beben e vdekur, kështu që ata caktuan datën e lindjes përmes prerjes cezariane, transmeton Gazeta Shneta.
Richard dhe Emily vendosën që ta prezantonin beben e tyre si pjesë e botës, e jo si një e porsalindur që kishte vdekur aksidentalisht.
Fotografja Lindsay Natzic-Villatoro ka arritur të nxjerrë një seri mahnitëse për ta përkujtuar lindjen e foshnjes së ndjerë./Gazeta Shneta/