Fotoja e ëmbël e fëmijëve të Shakiras që do ju bëjë të dielën ditën më të bukur

2018-08-05 në ora 08:24

Janë ndër çiftet më simpatike të shoubizit botëror, Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë tashmë së bashku për vite me radhë.

Ata kanë dy djem, Milanin dhe Sashën, ndërsa herë pas here këngëtarja poston në rrjetet sociale momente nga përdtishmëria e saj me të vegjëlit e saj.

Shakira tregon se familja është një ndër gjërat më të rëndësishme në jetën e saj, pasi fëmijët i merr me vete kudo që ajo shkon, qoftë në koncerte apo gjetiu.

Në foton që ka publikuar, Milan dhe Sasha duken shumë gazmor duke pozuar para aparatit duke qeshur. Të dy kishin veshur një jelek të zi dhe kishin bërë të njëjtin model të flokëve.

Kjo është një ndër fotot më të ëmbla që keni parë këto ditë./Gazeta Shneta/

We rock too Mommy!

A post shared by Shakira (@shakira) on