Autoritetet shëndetësore në Francë kanë miratuar vaksinën anti covid nga kompania Pfizer dhe BioNTech.
Sipas një deklarate, vaksina mund të përdoret nga mosha 16 vjeçare e tutje, duke u bazuar në të dhënat e fundit të vaksinës që kanë sjell një efektivitet dhe siguri te njerëzit shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Deklarata gjithashtu konfirmoi strategjinë e qeverisë për të aplikuar vaksinën tek njerëzit që janë më të predispozuar nga covid-19.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Olivier Véran, aplikimi i vaksinës pritet të filloj të dielën./GazetaShneta/