Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Véran, ka bërë të ditur se në qytetin Dunkirk, i cili ndodhet në veri të vendit, do të ndërmerren masa të reja kufizuese.
Ndër këto masa është izolimi brenda fundjavës, pasi qyteti po përballet me një rritje të rasteve pozitive me Covid-19, si pasojë e variantit britanik shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ministri njoftoi se, një në 100 persona janë infektuar çdo javë.
Sipas vendimit, i cili do të hyjë në fuqi sonte, qytetarëve do t’ju lejohet dalja vetëm për blerjet e nevojshme dhe udhëtimet e rëndësishme.
Vendimi do të jetë në fuqi çdo fundjavë deri në një njoftim të radhës./GazetaShneta/