Franca shënon rekordin e radhës duke raportuar afër 100 mijë raste pozitive me Covid.
Kjo shifër shtyu Qeverinë për një takim të posaçëm për pandeminë të hënën, gjë që mund të shktakojë kufizime të reja shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Autoritetet shëndetësore raportuan 94,124 raste të reja ditore me Covid të premten, ndërsa numri i pacientëve të hospitalizuar arriti në nivelin më të lartë në shtatë muajve në afërsisht 16,200 sipas të dhënave zyrtare.
Numri i vdekjeve nga Covid u rrit në 167 gjatë 24 orëve, ndërsa në total numri ka arritur në 122,462.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Francë që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 8.98 milionë./Gazeta Shneta/