Italia, Holanda e Britania kanë ndërmarrë tashmë masat anti covid. Një ndër këto masa përfshin vaksinimin e detyrueshëm apo prova e një testi negative të Covid për të gjithë punëtorët. E njejta gjë po vlerësohet edhe në Francë, e gjithë Evropën.
Aktualisht, rreth 3 mijë punëtorë shëndetësorë janë pezulluar nga spitalet dhe qendrat shëndetësore në Francë, si rezultat i mos vaksinimit kundër Covid shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Ky rregull hyri në fuqi të mërkurën, meqë rast, mungesa e stafit të pavaksinuar filloi të vërehet.
Bazuar nga raportimet, gati 450 punëtorë shëndetësorë janë pezulluar nga një spital i qytetit Nisë, në Francën Jugore.
“Shumë nga pezullimet janë të përkohshme, sepse shumë prej tyre po e shohin vaksinimin si një realitet”, tha Olivier Veran, Ministri i Shëndetësisë.
Në anën tjetër, edhe sindikatat kanë reaguar ndaj këtij vendimi të qeverisë.
Sipas tyre, mungesa e punëtorëve shëndetësorë në një ekip mund të jetë e mjaftueshme që të shkaktohet një krizë.
“Nëse nuk mund t’i zëvendësojmë punëtorët e larguara, puna do të bie tek të tjerët, dhe kam frikë se do të ketë lodhje, rraskapitje dhe rritje të mugesave”, tha Emmanuel Chignon./Gazeta Shneta/