Shërbimet onkologjike kanë rënë me gati dy të tretat gjatë pandemisë koronavirus, tha një shefe e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS) dje.
Dame Cally Palmer, drejtore kombëtare e fushës së kancerit për NHS Angli, tha se rivendosja e shërbimeve do të funksionojë në bazë të faktit se Covid-19 është “këtu për të qëndruar” dhe hapësirat pa infeksione do të jenë jetike për të siguruar që pacientët mund të trajtohen në mënyrë të sigurt shkruan Express.co.uk
Në anën tjetër sipas ‘Research Cancer UK’ ka paralajmëruar se rreth 2,700 kancere janë duke u humbur çdo javë për shkak të rënies së referimeve dhe pezullimit të disa programeve të shqyrtimit transmeton Gazeta Shneta.
Por Dame Cally tha që ishte shumë herët për të vlerësuar efektin në diagnozat dhe shkallën e mbijetesës.
Ajo shtoi: “Është me të vërtetë e rëndësishme të thuhet se referimet urgjente dhe trajtimet urgjente të kancerit po vazhdojnë”.
Por si do shkojnë gjërat, pas zbutjes së rregullave të vendosura, atëhere do rishikohen dhe mundësitë për rritje të intervenimeve përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/