Dëshironi të keni një lindje dhe të mos keni frikë aspak? Një lindje që mund të kesh ëndërruar gjithmonë?
Për fat të keq, shumë gra besojnë, që lindja është një nga përvojat më të këqija në jetën e një gruaje dhe disa gra zgjedhin gjithashtu të mos kenë fëmijë, vetëm për shkak të kësaj frike.
Megjithatë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë:
-Besoni trupit tuaj, gratë në të gjithë botën kanë lindur për mijëra vite dhe në fakt trupi i një gruaje është i mahnitshëm, dhe është dizajnuar në atë mënyrë për të lindur fëmijë.
-Zgjidhni ekipin tuaj mjekësor me kujdes, idealisht kërkoni të keni të përfshirë edhe partnerin tuaj dhe ky mund të jetë burri juaj apo mamaja ose ndonjë mik apo mikeshë tjetër, transmeton Gazeta Shneta.
-Qëndroni pozitiv, nëse jeni të frikësuara për lindje, e cila është ndoshta arsyeja përse jeni këtu. Edhe përse ju kanë mbytur me tregime të tmerrshme për lindjen ose që keni parë në filma apo shfaqje tjera apo fotografi.
Por, mos harroni çdo trup është unik dhe asnjë grua nuk e përjetonë njëjtë lindjen e një foshnje.
-Merrni frymë, kur ju jeni të relaksuar, ju natyrisht do të mirrni frymë më thellë në barkun tuaj i cili është kaq i rëndësishëm për lindjen.
Çlodhuni duke numëruar apo duke kënduar apo diçka tjetër në të cilën ju ndiheni rehat./Gazeta Shneta/