FSSHK kërkon nga Qeveria dhe krerët e partive që t’i paguajnë të gjithë punëtorët me nga 300 euro shtesë

2020-09-14 në ora 20:41

Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot njoftoi se iu drejtua Kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit, për ndryshimin e shtesave të punëtorëve gjatë kohës së pandemisë.

Sipas tyre, duke ndodhur selektimi i përfituesve të shtesës prej 300.00 euro është bërë diskriminim dhe demovitim i të punësuarve në institucione publike shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.

Përveç Kryeministrit Hoti, kjo sindiaktë iu drejtua edhe krerëve të koalicionit të qeverisë, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në mënyrë që këta të fundit të ndikojnë tek Kryeministri.

Gjithashtu ata thanë se nëse kërkesa e tyre nuk mirret parasysh këta mbesin të detyruar të ndërmarrin veprime sindikale.

Komunikata e plotë:

Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot pas përpjekjeve të vazhdueshme i është drejtuar edhe njëherë Kryeministrit të vendit me kërkesën urgjente për plotësim/ndryshim të vendimit me nr. 05/18 të datës 29.07.2020.

Po kësaj rradhe FSSHK i është adresuar edhe krerëve të partive politike që përbëjnë koalicionin qeverisës Z. Ramush Haradinaj-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Z. Fatmir Limaj-Nisma Social Demokrate, duke ia sqaruar situatën e krijuar, diskriminimin, demotivimin e të punësuarve në institucione publike shëndetësore me Vendimin e Qeverisë për shtesat mbi pagë prej 300.00 euro duke bërë selektim të përfituesve të kësaj shtese e si për pasojë me mijëra punëtorë nuk i kanë marr shtesat.

Prandaj kemi kërkuar nga krerët e koalcionit që të ndikojnë tek Kryeministrin Z. Hoti që urgjentisht të bëjë plotësim ndryshimin e Vendimit duke i paraparë në  pagesën shtesë të  gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore publike.

Nëse përfundimisht nuk do të ndryshojë gjendja në favor të punësuarve në institucione shëndetësore atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme dhe humane.

Duke e ditur që sot pikërisht mbushen 6 muaj nga fillimi i luftës kundër kësaj Pandemie, e ku punëtorët shëndetëor dhe stafi mbështetës ka punuar pa pushim dhe poashtu kemi pasur numër të konsiderueshëm të infektuarve dhe të vdekurve konsiderojmë se sjellja e Qeverisë ndaj këtyre të të ashtuquajturve heronjë është totalisht jo serioze.

Me respekt,