Përmes një njoftimi për media, SHSKUK-ja ka njoftuar të gjithë specialistët e suksesshëm të testit të parë mbajtur më 19/07/2017 në intervistë verbale për t’u punësuar në këtë institucion.
Njoftimi si më poshtë:
“Rinjoftohen të gjithë aplikuesit(specialistët) që kanë aplikuar në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë-MSH (me referencë MSH- 006/03/2017, i publikuar me datë 21.03.2017 dhe MSH 007/04/2017, i publikuar me datë 14.04.2017), se pas intervistës më shkrim të mbajtur në SHSKUK, me datë 19.07. 2017, se të gjithë kandidatët të cilët kanë arritur sukses mbi 50%, të testimit me shkrim, gjatë gjithë javës së ardhshme duke filluar nga data 24.07.2017, e deri më 28.07.2017 do t’i nështrohen intervistës verbale, e njohur si intervistë me gojë, para panelit profesionalë prej 5 anëtarëve.
Të gjithë kandidatët e suksesshëm që kanë kaluar intervistën më shkrim mbi 50%, do të njoftohen dhe individualisht përmes formave të kontaktit të paraqitura në aplikacion nga ana e administratës së SHSKUK, pra do të njoftohen saktë për vendin, kohën dhe orën e mbajtjes së intervistës.
Rinjoftimi bëhet më qëllim që kandidatët konkurrues të bëjnë planifikim kohe për këtë qëllim.”.