E vetmja pjesë më e rëndësishme e këshillave që ekspertët shëndetësorë mund të na japin për të na ndihmuar të qëndrojmë të sigurt nga COVID-19 është kjo: Lani duart tuaja.
“Në analizën përfundimtare, janë duart dhe këto të fundit janë pjesa lidhëse,” thotë Elizabeth Scott, nga Boston për Medscape përcjell Gazeta Shneta.
“Ju nuk mund të kontrolloni domosdoshmërisht atë që prekni. Ju nuk mund të kontrolloni se kush tjetër e preku atë. Por ju mund të kujdeseni për duart tuaja,” thotë ajo.
Larja e duarve me sapun dhe ujë – është një armë shumë e fuqishme kundër mikrobeve nga sa e kuptojnë shumë prej nesh.
Sa shpesh ju duhet ti lani duart? Shume herë!
CDC thotë të lani duart:
-Para, gjatë, dhe pas përgatitjes së ushqimit;
-Para se të hani ushqim;
-Para dhe pas afrimit me dikë që është i sëmurë;
-Para dhe pas trajtimit të një prerje ose plagë tjetër;
-Pasi shkoni në banjë;
-Pasi të keni ndërruar pelena ose të ndihmoni një fëmijë në banjë;
-Pasi të keni fryrë hundën, kolliteni ose teshtitni;
-Pas prekjes së një kafshe, ose prekjes së ushqimit të kafshëve shtëpiake ose mbeturinave të kafshëve shtëpiake; /Gazeta Shneta/