Një foto që tregon pikat e qumështit të gjirit e cila ndalon një ushtri të tërë të baktereve të dëmshme, po shkon viral në rrjetet sociale.
Kjo foto u postua nga një studente e biologjisë në Angli, ku shihen se qumështi i gjirit formon disa shtresa mbrojtëse, transmeton Gazeta Shneta.
Një artikull i YourPediatrician shpjegon se si është kjo e mundur.
Rreth 80 për qind e qelizave në qumështin e gjirit janë makrofagjet, qelizat që vrasin bakteret, kërpudhat dhe viruset.
Foshnjet e ushqyer me gji mbrohen në shkallë të madhe nga një sërë sëmundjesh, duke përfshirë pneumonin, bronkitin, gripin dhe infeksione të veshëve dhe fruthit.
Nënat prodhojnë antitrupa për çfarëdo sëmundjeje që është e pranishme në mjedisin e tyre, duke e bërë qumështin e tyre të dizajnuar për të luftuar sëmundjet që kanë edhe fëmijët e tyre.
Ajo që është më mbreslënëse se mostrat e qumështit të gjirit janë të një djali 15 vjeçar dhe tjetrit 3 vjeç.
Kjo ofron dëshmi se qumështi i gjirit vazhdon të mbrojë nga sëmundjet e gjata përtej foshnjërisë./Gazeta Shneta/