Futbollisti kosovar sfidon temperaturat, lahet në det në Plazhin e Vogël të Ulqinit (Foto)

2017-02-27 në ora 10:02

Një futbollist kosovar është fotografuar sot në mëngjes duke u larë në detin e Ulqinit.

Temperatura aktualisht në qytetin bregdetar të Malit të Zi, është 17 gradë celsius, shkruan Gazeta Shneta.

Disa fotografi të publikuara nga një banor i Ulqinit, shfaqin një futbollist të FC Besa duke u larë në det në këtë mot aspak të përshtatshëm.

Ndoshta larja e tij është pjesë e përgatitjeve fizike dhe treningut të këtij klubi futbollistik. /Gazeta Shneta/