Cesc Fabregas ka pritur mbylljen e kampionateve dhe të Botërorit për të zhvilluar ceremoninë post martesore me Daniela Seman në Ibiza mbrëmjen e së martës.
E siç po ndodh shpesh kohët e fundit, edhe futbollisti është martuar në prani të fëmijëve të tij.
Në ishullin Balearik çdo tifoz futbollit këto ditë do të ketë jetë me fat pasi do të shoh disa nga yjet më të mëdhenj.
Në ceremoninë e Fabregas ishin të ftuar shokët e tij të skuadrës aktuale të Chelseas, Barkley, Ampadu, Alonso apo Ngolo Kante.
Por nuk kanë munguar ish-kapiteni Xhon Tetty apo shoku i ngushtë i spanjollit Lionel Messi me bashkëshorten e tij Antonela Rokuco. Nga lojtarët e Barcelonës ishin gjithashtu Serxhio Buskets apo ish-kapiteni Karles Pyjol.