Një adoleshent përfundoi në spital pasi disa krijesa i hëngrën mishin e këmbëve. Britaniku Sam Kanizay, 16 vjeç, ishte zhytur në ujë në Australi pas një ndeshje futbolli. Por krijesat e vogla e sulmuan duke e gjakosur.
Mjekët nuk e shpjegonin dot se kush e kishte masakruar adoleshentin. Babai Jarrod, i armatosur me një rrjetë peshkimi kapi qindra nga këto krijesa.
Ai ka postuar online një video të tmerrshme, që tregon se si këto krijesa e konsumojnë mishin e gjallë. “Askush nuk e di se çfarë janë këto krijesa. Kanë telefonuar disa njerëz dhe askush nuk jep përgjigje”, tha babai i adoleshentit.
Shkencëtari i detit, Dr. Genefor Ëalker Smith, shqyrtoi krijesat që u kapën nga babai i adoleshentit dhe zbuluan se ishin pleshtat e detit, jo morra të detit ata që i kishin “ngrënë” këmbët 16 vjeçarit, transmeton Gazeta Shneta.
Besohet se pleshtat e detit mund të ishin tërhequr nga Sam, pasi ai ka pasur një prerje të hapur në lëkurën e tij dhe kjo është sikur peshkaqeni të shohë gjak.
“Ata janë gjithmonë aty, ju mund të vendosni një copë mishi në ujë dhe pleshtat e detit mblidhem për të thithur gjakun. Mendoj se është një rast i rrallë i dhunuar në trupin e njeriut, por Sarn ishte në vendin e gabuar e në kohën e gabuar”, tha eksperti Smith.