Gabimet që bëjnë prindërit e rinj: Keni kujdes të mos i përsëritni

2017-10-21 në ora 20:55

Të gjithë prindërit bëjn gabime. Nuk e besoni këtë? Thjeshtë mendoni edhe për prindërit tuaj!
Menjëherë do t’iu bien në mend të gjitha gabimet që i kanë bërë gjatë rritjes tuaj.

E vërteta rreth kësaj çështje është se askush nuk është i pagabueshëm, e sidomos prindërit e rinjë. Por, nëse i mësoni 10 gabimet më të zakonshme prindërore, ndoshta mund ta paralajmëroni veten të mos i bëni edhe ju.

Prandaj, WebMD, ka përgatitur listën e 10 gabimeve më të shpeshta, bashkë me këshillat për t’i parandaluar ato, transmeton Gazeta Shneta.

Gabimi numër 1 i prindërve të rinjë: Paniku për gjithçka.

Shumë prindër të rinjë kanë reaguar me panikë ndaj pështyrjes, të vjellurave, dhe gjërave të tjera që bebet zakonisht i bëjn natyrshëm. Dhe, këto reagime, bebet i marrin me ankth.

Pediatri amerikan, Leon Hoffman, thotë se prindërit mund të qojnë dëm të gjithë vitin e parë të jetës së bebes, duke u brengosur për gjëra të vogla.
Këto shqetësime pengojnë eksperiencën e të qenurit spontan dhe të shijoni vitin e parë të jetës së bebes tuaj.

Gabimi numër 2: Ndalimi i të qajturës së bebes.

Të gjithë prindërit mendojnë se puna e tyre më e rëndësishme është të sigurohen që bebja nuk është duke qajtur. Prandaj edhe e ndërlidhin të qajturën me faktin se është e gabueshme dhe nuk janë duke bërë asgjë për ta përmirësuar gabimin.

Bebet janë të dizajnuara për të qajtur. Ato mund të jenë të ndërruara dhe të ushqyera mjaftueshëm, dhe prapë të qajnë a thua se janë të lënduara thellësisht përbrenda!

Komunikimi i vetëm që bebet din të bëjn, është përmes të qajturës, dhe kjo nuk do të thotë se ju nuk jeni të aftë ta mbështesni apo ta qetësoni.

Gabimi numër 3: Zgjimi i bebes nga gjumi për ta ushqyer me qumësht gjiri:

Bebet që ushqehen me gji, munden dhe duhet të flen gjatë natës. Por, ekziston një keqkuptim, që mendohet se qumështi i gjirit nuk është i trashë mjaftueshëm për beben që të kaloj natën e ngopur. Si do që të jetë vëllimi i qumështit, bebja dhe nëna gjidhënëse duhet të flen gjatë natës për të pushuar trupin!

Gabimi numër 4: Ngatërrimi i pështyrjes dhe vjelljes.

Dallimi në mes këtyre dyjave është shpeshtësia, dhe jo fuqia. Pështyrja mund të arrijë në fund të dhomës vetëm një herë, ndërsa e vjellura të jetë më e shpeshtë dhe më e trashë.

Gabimi numër 5: Mos lejimi i bebes të djersijë gjatë temperaturës:

Çdo temperaturë mbi 38 C gjatë 3 muajve të parë të bebes, nëse matet me termometer rektal, atëherë është emergjencë. Me përjashtim nëse paraqitet temperatura brenda 24 orëve të para pas vaksiminimit, shkruan WebMD, transmeton Gazeta Shneta.

Disa prindër i ofrojnë bebes Tylenol vetëm nëse iu duke më i ngrohtë sesa ditët e zakonshme. Por, ky është një gabim i prindërve të panikuar. Sistemi imunitar i të një foshnjes është i aftë të përballojë një infeksion të thjeshtë pa ndihmën tuaj!

Gabimi numër 6: Vendosja e gabueshme e karrigës së veturës:

Çdo prind pasi të blej dhe të zgjedh karrigën e duhur për veturë, duhet të pyes ndihmësit e marketit për t’i ndihmuar në vendosjen e duhur, që të mos bëj ndonjë gabim trashanik.

Gabimi numër 7: Neglizhenca e shëndetit oral.

Shumë prindër nuk mendojnë fare për dhëmbët e një të posalinduri, apo shëndetin oral në tërësi, derisa të bëhet shumë vonë.
Fëmija juaj kurrë nuk është shumë i ri për ta inkurajuar të mirëmbajë shëndetin oral, dhe t’i kthehet ajo në shprehi.

Gabimi numër 8: Injorimi i martesës.

Të qëndroni të lidhur në martesën tuaj pasi të sillni në jetë fëmijën e parë, është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet marrë si për të qenë.

Çdo dobësim i lidhjes tuaj do të manifestohet në fëmijën tuaj. Dhe, për derisa duhet të fokusoheni sa më shumë në beben tuaj, duhet të gjeni mënyrën për të gjetur kohë edhe për lidhjen me partnerin.

Gabimi numër 9: Grindjet e shpeshta dhe të shumta përpara bebes.

Edhe një bebe 3-muajshe do të thithë energjinë negative gjatë grindjes tuaj. Prandaj, për çfarëdo mosmarrëveshje që do të shfaqet gjatë kësaj kohe, shtoni kujdesin jashtë mase. Grinduni me buzëqeshje në fytyrë dhe me zë të ulët.

Energjia negative do të ndikoj dukshëm në krijimin e personalitetit të bebes tuaj.

Gabimi numër 10: Besimi në burimet e pabesueshme për këshillimin prindëror.

Shumë prindër kërkojnë ndihmë këshillore në vendet e gabuara. Prandaj, duhet të bëni shumë kujdes ku kërkoni informacionet që ju duhen. Kur keni të bëni me marrjen e vendimeve për kujdesin e përgjithshëm dhe vaksinimin për shembull, duhet patjetër të flisni me një përson të liçencuar për një gjë të tillë. /Gazeta Shneta/