Frekuentimi i deodorantit është gjithnjë e më i shpeshtë, sidomos nga gjinia femërore.
Megjithatë, pak nga ne jemi në dijeni të përdorimit të rregullt deodorantit, duke i shkaktuar dëm shëndetit tonë, transmeton Telegrafi.
Përdorimi menjëherë pas rrojës
Jo vetëm që do të ndieni djegie, por mund të irritoni seriozisht lëkurën tuaj, posaçërisht nëse spërkatni deodorans i cili ka alkool. Prisni të kalojë së paku një orë pas rrojës. Përdorimi në lëkurë të djersitur. Shtresa e re e deodorantit nuk do të ndihmojë që të keni aromë të freskët dhe të mirë, por krejtësisht e kundërta. Deodoranti bën funksionin e vet vetëm nëse e spërkatni në lëkurë të larë dhe të thatë.
Përdorimi në mëngjes
Deodorantin duhet ta përdorni në orët e natës, para se të shkoni të flini gjumë, jo në mëngjes, për shkak që ky është mjet për higjienë më efikas kur qelizat e lëkurës janë më pak aktive.
E përdorimi deodorantin çdo ditë
Shikoni se çfarë shkruan në udhëzimin e deodorantit të cilin e përdorni – a vepron 48 orë? Nëse po, përmbajuni udhëzimeve dhe mos e përdorni shpesh. Ata të cilët kanë veprim të zgjatur kanë përbërës më agresivë, të cilët mund të irritojnë seriozisht lëkurën tuaj.
Përdorimi gabimisht i produktit
Kur ta blini deodorantin është me rëndësi të dini tipin tuaj të lëkurës.
Produktet të cilat përmbajnë shumë alkool, mund të shkaktojnë irritime. Gjithashtu, ato të cilat përmbajnë kripë, plumb apo në to shkruan që kanë “veprim të zgjatur”, mbase janë më efikas, mirëpo mund të jenë edhe më irritues. Prandaj, kurojeni lëkurën nën sqetulla njësoj si edhe lëkurën në fytyrën tuaj – me kujdes.