Temperatura është një shenjë, por nuk mund të quhet sëmundje, pra është një kundërpërgjigje e organizmit që tregon se diçka po shkon keq.
Por, sa duhet të jetë temperatura normale?
E matur nën sqetul, konsiderohet normale nga 35.8 deri në 37.2°C. Temperatura mund të pësojë disa luhatje normale; më e ulëta arrin psh midis orës 01 dhe 04, kur fëmija zgjohet mund ta ketë 36 gradë, dërsa midis orës 18 deri 20 arrin deri në 37.2. Cdo luhatje brenda këtyre shifrave, është normale.
Më i besushëm është termometri me zhivë dhe më pak të besushëm, termometrat për matje në vesh, gojë, ballë, pa takuar trupin etj. Para se të vendoset termometrin nën sqetull, kontrollohet se mos kjo zonë është e djersitur dhe mbajeni për 3-5 minuta.
Fëmija është me tempereaturë, si të veprojmë?
Çlirojeni nga veshjet e tepërta (bëni mirë ta lini me kanatiere dhe të mbathura), freskoni mjedisin, një banjë dhe ofrojuni lëngje në sasi të bollshme. Nëse do të ketë të dridhur (janë të përkohëshme, tregojnë se temperatura po rritet), atëhere përkohësisht mbulojeni.
Ja si si bëhet banja për të ulur temperaturën (banja freskuese). Në një govatë përgatisni ujë të vakët (deri sa ta duroje brryli juaj).
Po patët termometër uji, banja fillon me një gradë poshtë asaj të trupit (psh është me 40, atëhere fillohet me 39 gradë) dhe gradualisht shtohet ujë i zakonshëm në fund të govatës, deri sa temperatura e ujit të ulet në 32 gradë.
Kjo proçedurë vazhdon 10 minuta. Gjatë gjithë kohës së banjës, trupi duhet të jetë i mbuluar nga uji, jashtë mbetet vetëm koka. Mbas banjës, fshihet mirë dhe matet përsëri temperatura./living.al/