Shumë prindër ia heqin fëmijës në mënyrë të gabuar pa qenë të vetëdijshëm për deformimin në kurriz nga ky shkak.
Emili Punte është mjekja e cila ka bërë një video për t’iu treguar prindërve mënyrën më të mirë, më të lehtë dhe më të drejtën për ta ndërruar pelenën e fëmijës, transmeton gazetametro.net.
Shumica e prindërve e përdorin metodën normale për ndërrimin e pelenës. Ata i kapin këmbët e fëmijës dhe i ngritin lartë për ta larguar pelenën e vjetër dhe për ta vendosur të pastërtën.
Mirëpo në këtë mënyrë, pjesën e poshtme të shpinës e vëmë nën një presion dhe për këtë te fëmijët mund të formojmë probleme si krijimi i gazrave dhe problem me tretjen e ushqimit.
Gjithashtu në këtë mënyrë mund që kurrizin t’ia deformojmë, sepse ngritja e dy këmbëve lartë dukshëm krijon problem në rritjen e drejt të kurrizit në vazhdim.
Për këtë arsye Emili ka vendosur që me këtë video të ju tregoj prindërve se cila është mënyra e duhur e cila nuk shkakton problem me kurrizin./gazetametro.net