Në ditët e sotme, ka shumë nëna që i mbajnë fëmijët e tyre të zënë duke iu dhënë pajisje elektronike si tabletë e telefona të mençur.
Por, njërës prej tyre i shkoi keq një gjë e tillë. Një nënë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ia la në duar bebës së saj një iPhone për të luajtur, transmeton Gazeta Shneta.
Fatkeqësisht, nënën e zuri gjumi dhe kur u zgjua e pa një tmerr. iPhone’nin të cilin ia dha bebës së saj, ishte duke u mbushur në rrymë.
Kur nëna u zgjua, bebja veçse ishte pa puls. Ajo morri djegie nga rryma pasi telat u zbuluan, njofton Mirror.
Kjo e fundit këshillon që nënat të kenë kujdes nga mbushësit e telefonave pasi mund të jenë vdekjeprurës. /Gazeta Shneta/