Gabimi i zakonshëm i grave shqiptare gjatë shtatzënisë, mund t’i lë fëmijët e shurdhër

2018-06-06 në ora 14:17

Foshnjat të cilat ekspozohen në tym duhani që prej momentit në fetus, kanë gjasa të mbesin të shurdhër në të ardhmën, ka konfirmuar një studim.

Studimi japonez arriti të gjejë se tre-vjeçarët, nënat e të cilëve konsumuan duhan përgjatë shtatzënisë, si dhe u ekspozuan ndaj tymit të duhanit përgjatë katër muajve të parë të lindjes, ishin 2.4 herë më të rrezikuar të kishin dëmtime në vesh, njofton Gazeta Shneta.

Gjetjet e mëparshme sugjeruan se nikotina ndikonte negativi sht në sinjalizuesin që përçon informatën e dëgjimit deri në tru. Duhani mund që të shkaktojë gjithashtu irritim në rreshtimin e kanalit të mesëm.

“Ky studim tregon fare mirë se ndërprerja e duhanit përgjatë shtatzënisë dhe pas lindjes mund të reduktojë problemet në të dëgjuar tek foshnjat”, theksoi autori i studimit, Dr. Koji Kawakami.

Nga një studim që ka bërë OBSh-ja për pirjen e duhanit, është thënë se në Kosovë, 20.9 për qind e grave shtatzëna tymosin duhan dhe 53 për qind e të sapolindurve janë të ekspozuar ndaj duhanit.

Kosova është vendi me prevelancën më të lartë të konsumit të duhanit në rajon, sidomos në mesin e të rinjve./Gazeta Shneta/