Mjekët në një spital në Austri, i kanë amputuar gabimisht një pacienti të moshuar këmbën e shëndoshë.
Klinika Freistadt kërkoi falje për ‘gabimin tragjik’ të amputimi të këmbës së gabuar të një pacienti 82- vjeçar, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
Pacienti i moshuar vuante nga shumë sëmundje të tjera, thuhet në një deklaratë nga Klinika Freistadt, me vendndodhje afër kufirit çek. Sëmundjet e pranishme kishin përfshirë dhe këmbët e tij, deri në atë pikë sa këmba e majtë sipas mjekëve kërkonte amputim të nevojshëm.
“Ne jemi thellësisht të tronditur që të martën, me 18 maj, pavarësisht standardeve të sigurimit të cilësisë, këmba e gabuar e një 82-vjeçari u amputua“, tha drejtori mjekësor i klinikës, Norbert Fritsch, në një konferencë shtypi.
Në deklaratat e dhëna për shtyp u shtua se gabimi u vu re për herë të parë gjatë një ndërrimi të fashës – të enjten në mëngjes.
“Ne duhet të zbulojmë se si mund të ndodhë ky dështim, gabim! Unë do të doja të kërkoja falje publikisht këtu”, tha drejtori Fritsch.
Pacientit i është ofruar ndihmë psikologjike dhe duhet ende t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për të hequr këmbën e majtë nga mesi i kofshës. /Gazeta Shneta/