Një rast mjaft i pazakontë ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një burrë 33-vjeçar është paraqitur në Klinikën e Gastroenterologjisë me dhimbje barku pasi kishte përpirë një telefon në përmasa më të vogla sesa celularët e zakonshëm, shkruan Gazeta Shneta.
Rastin e ka publikuar në Facebook gastroenterologu Dr. Skender Telaku. Ai ka treguar se pacientit i është hequr telefoni nga stomaku përmes rrugëve endoskopike.
“Mashkulli 33 vjeç para katër ditësh e kishte përpirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorrëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”, ka treguar Telaku.
Raste të ngjashme të gëlltitjes së trupave të huaj kanë ndodhur edhe në të kalurën, të cilat janë hequr nga mjekët e QKUK-së. /Gazeta Shneta/