Gastroenterologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Dr. Arbër Veliu, është nderuar me titullin ‘Fellow’ nga Shoqata Amerikane e Gastroenterologjisë. Ky titull i ndahet për herë të parë një gastroenterologu shqiptar.
Shoqata Amerikane, pjesë e së cilës Dr. Veliu është anëtar që nga viti 2003, e ndan këtë çmim në raste të ndryshme për anëtarët të cilët kontribuojnë në fushën profesionale dhe shkencore, aktivitetet klinike dhe punën në komunitet.
Dr. Arbër Veliu ka deklaruar se është një nder i madh për të që ka marr këtë titull nga AGA. /Gazeta Shneta/