Gazeta Shneta ka vazhduar me përkrahjen për profesionistët shëndetësorë, kësaj radhe duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Mamive të Kosovës.
Gazeta Shneta do të përkrah Kongresin e Parë Kombëtar të Shoqatave të Profesionistëve Shëndetësorë i cili mbahet më 6 dhe 7 dhjetor të këtij viti.
Memorandumi i bashkëpunimit synon sensibilizimin medial të eventit që është organizuar nga Shoqata e Mamive të Kosovës në partneritet me Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë, Shoqata e Infermierëve të Neurologjisë, Shoqata e Laborantëve, Shoqata e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatat respektive nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Kujtojmë se Gazeta Shneta ka përkrahur edhe Kongresin dhe Panairin e parë Mjekësor të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, si dhe ka marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën e Gjinekologjisë për kampanjën e vetëdijesimit të grave për shëndetin riprodhues.